Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim

E Marte, 25.09.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të drejtat e komuniteteve dhe kthim, të cilën mbledhje e kryesojë z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan 4 projektligje dhe atë: Projektligji nr. 04/L-086 për parkun Nacional "Bjeshkët e Nemura", me raportin e Komisionit funksional për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, ambient dhe planifikim hapësinor, me amendamentet; shqyrtimi i projektligjit nr. 04/L-87 për parkun Nacional Sharri" me raportin e Komisionit funksional për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, ambient dhe planifikim hapësinor, me amendamentet shqyrtimi i projektligjit nr. 04/L-121 për mbrojtjen e konsumatorit, me raportin e Komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, me amendamente, si dhe shqyrtimin e Projektligjit për shfuqizimin e nenit 27, 38 dhe 39 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, me raportin e Komisionit funksional për legjislacion, me amendamente.

Pas debatit të gjithanshëm, anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim