Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 26.09.2012
Komisioni për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për Organet qeveritare për shoqërinë e informacionit, nr.04/L-145. Lidhur me përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij Projektligji para Komisionit foli ministri iAdministratës Publike, Mahir Yagcilar. Kjo ministri është edhe sponzoruese e këtij Projektligji.
Anëtarët e Komisionit pasi shqyrtuan amendamentet e këtij Projektligji, i përkrahën ato, ashtu si edhe Projektligjin në tërësi. Po kështu, Komisioni procedoi për shqyrtim të mëtejmë këtë Projektligj në komisionet e përhershme të Kuvendit.
Mahir Yagcilar shprehu gatishmërinë që të marrë pjesë edhe në shqyrtime e amendamentime të projektligjeve të tjera në këtë Komision.