Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 25.09.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e luajtshme.

Në emër të grupit punues, amendamentet (32 sosh) para Komisionit i paraqiti Teuta Sahatqija.

Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. Lidhur me këtë projektligj, komisioni formoi edhe grupin punues për amendamentimin dhe trajtimin e mëtutjeshëm të këtij projektligji.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...