Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti shefen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, znj. Adriana Hoxhiq

E Hënë, 24.09.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim shefen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, znj. Adriana Hoxhiq. Me këtë rast, znj. Hoxhiq e njoftoi kreun e legjislativit të vendit, lidhur me punën që po bëhet, si dhe për planet që ka kjo zyrë në të ardhmen, si në aspektin e ofrimit të kushteve sa më të mira për shërbime administrative për qytetarët, ashtu edhe në aspektin e realizimit të disa projekteve zhvillimore, posaçërisht në infrastrukturë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi, e përgëzoi znj. Adriana Hoxhiq për të arriturat e deritashme dhe planet e punës në të ardhmen, duke theksuar se kjo zyrë do të ketë përkrahjen për realizimin e detyrave të saj,si nga Kuvendi, ashtu edhe nga institucionet tjera të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj pjese të vendit.

Kryekuvendari Krasniqi priti shefen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, znj. Adriana Hoxhiq