Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

E Hënë, 24.09.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, formoi grupet punuese për amendamentimin e Projektligjit për Agjencinë e menaxhimit të komplekseve memoriale dhe të Projektligjit për ujërat.

Ndërkaq, lidhur me Projektligjin për pyjet, komisioni vendosi që para se të fillojë shqyrtimin e tij në parim, t'i drejtohet Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe asaj të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, që të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të saktësojnë qartë kompetencat e këtyre ministrive, si dhe subjekteve në nivele regjionale dhe komunale lidhur me pyjet.

Nga Komisioni për Bujqësi ...