Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
E Enjte, 20.09.2012
Në një mbledhje të përbashkët ndërmjet Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe një numri të madh të shoqatave dhe OJQ-ve që veprojnë në Kosovë, u shqyrtua Plani i Punës së komisionit për pjesën e dytë të këtij viti.
Lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit vlerësuan se agjenda e angazhimeve në përgjithësi është e përshtatshme për punë efikase të Komisionit, ndërkaq, u pajtuan që sipas nevojës ajo të ndryshohet. Me këtë rast, ata ishin të mendimit se për shkak të agjendës së ngjeshur e që është paraparë për muajin shtator, disa nga aktivitetet të shtyhen për muajin tetor.
Agjendës së Komisionit iu dha mbështetje edhe nga NDI-ja, GAP-i, INDEP-i, USAID-i, OSBE-ja, STRAS-i e të tjera, përfaqësuesit e të cilëve premtuan përkrahje në realizimin e obligimeve që dalin nga Plani i Punës. Disa prej tyre, shprehën edhe gatishmërinë për bashkëfinancim të ekspertëve.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit Zenun Pajaziti, nga ana e tij i falënderoi ata për përkrahjen e deritashme dhe mbështetjen e premtuar.