Lajmet e fundit

Grupi i Deputetëve të Rinj zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Organiazatës ‘ Këshilli Rinor Kosovar ‘ dhe Këshillit të Nxënësve të Kosovës

E Mërkure, 19.09.2012




Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, e shoqëruar nga anëtari i Grupit të Deputetëve të Rinj z.Jeton Svirca, i cili njëkohësisht është edhe anëtari i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport në Kuvendin e Kosovës, pritën në një takim pune përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve të Kosovës dhe organizatës ‘ Këshilli Rinor Kosovar'.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve dhe organizatës ‘ Këshilli Rinor Kosovar', Bardha Uka dhe Agon Batusha . prezantuan dy Raportet që janë përgaditur pas dy aktiviteteve specifike që si fokus kanë pasur : Monitorimin e Këshillave Drejtues të Shkollave dhe Raportin mbi Monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ mbi Standardet e Vlerësimit.

Deputeti Jeton Svirca, shprehu gadishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme për KNK-në, duke konfirmuar angazhimin e tij brenda Komisionit për Arsim për adresimin e çështjeve të trajtuara në këto dy raporte si dhe angazhimin në përgjithësi të Grupit të Deputetëvë të Rinj.

 

Grupi i Deputetëve të Rinj zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Organiazatës ‘ Këshilli Rinor Kosovar ‘ dhe  Këshillit të Nxënësve