Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Mërkure, 19.09.2012




Kryesuar nga kryetarja Suzan Novobërdaliu, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme shqyrtoi peticionin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), lidhur me pezullimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve ekonomike PTK, KEK-ut dhe kombinatit "Trepça".

Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se për këtë peticion të nënshkruar prej më shumë se 60 mijë qytetarëve, duhet të vendosë Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare. Këtë qëndrim, anëtarët e komisionit e morën për shkak se kërkesa e parashtruar në peticion nuk ishte e qartë për sa i përket qëllimit: të ndalet, apo të pezullohet privatizimi i këtyre ndërmarrjeve.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për një udhëzues të shqyrtimit të peticioneve, të cilin para komisionit e paraqiti përfaqësuesi i NDI-së, Reshit Gashi.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...