Lajmet e fundit

Kuvendi fton organizatat e shoqërisë civile

E Marte, 18.09.2012




Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun fton organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë të interesuara të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, që të regjistrohen në Bazën e të dhënave për shoqërinë civile të Kuvendit të Kosovës.

Të dhënat e organizatave të regjistruara do të përdoren nga ana e Kuvendit gjatë planifikimit dhe dërgimit të ftesave për dëgjime dhe konsultime publike.

Gjithashtu, organizatat e regjistruara do të pranojnë nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun informata përkitazi me punën e Kuvendit dhe ngjarjet në të ardhmen.

Organizatat e interesuara duhet që t'i regjistrojnë të dhënat e kontaktit dhe informatat mbi fushat gjegjëse të veprimtarisë dhe ekspertizës së tyre.

Baza e të dhënave është në dispozicion në faqen e internetit të Kuvendit të Kosovës: www.assembly-kosova.org/?cid=1,1007

Për informata të mëtejme, ju lutemi të kontaktoni Ismet Mahmuti, Zyrtar për Informim, 00381 (0)38 211 233, ismet.mahmuti@assembly-kosova.org

 

Kuvendi fton organizatat e shoqërisë civile