Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 18.09.2012
Bazuar në të gjeturat dhe mangësitë e evidentuara gjatë monitorimit që i është bërë Ligjit për miniera dhe minerale, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, ka iniciuar plotësim- ndryshimin e këtij Ligji.
Për të arritur këtë qëllim, komisioni kishte formuar grupin punues, nenet e të cilit para anëtarëve të Komisionit në mbledhjen e sotme, i paraqiti Sala Berisha - Shala. Ajo me këtë rast tha se lidhur me nenet e propozuara janë konsultuar edhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Pas shqyrtimit të neneve, Komisioni vendosi t'i miratojë ato, ndërkaq, për procedurat e mëtutjeshme të pranishmit i njoftoi kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti.