Lajmet e fundit

Komisioni për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Marte, 18.09.2012




Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Pagat e Funksionarëve Publik, nr.04/L-142, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit. Përkitazi me këtë Projektligj, u zhvillua një debat i gjerë. Me këtë rast u dhanë shumë sugjerime e vërejtje lidhur me dispozitat e Projektligjit. Vërejtjet më shumë kishin të bënin më çështjen e kategorizimit të funksionarëve publik. Disa diskutues ishin të mendimit se nuk janë përcaktuar mirë kriteret në bazë të të cilave janë bërë rangimet e funksionarëve publik, e njëkohësisht edhe lartësia e pagave të tyre. Në këtë vështrim ata kërkonin që me ligjin e ardhshëm duhet vënë rregull, përkatësisht duhet të bëhet një kategorizim shumë më i mirë e më i drejtë. Megjithë vërejtjet, Komisioni përkrahu në parim këtë Projektligj, duke e proceduar më tej për shqyrtim në Kuvend, nisur nga fakti se gjendja në këtë lëmë nuk është e mirë, ndaj jepet mundësia që Projektligji gjatë shqyrtimit e amendamentimit të përmbushë standardet e kërkuara.

Komisioni për Arsim,Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media