Lajmet e fundit
Kuvendi sot hap dyert për qytetarët
E Premte, 14.09.2012
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 15 shtator e shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Duke qenë se kjo festë bie ditën e shtunë, Kuvendi është kujdesur që manifestimet për këtë ditë të shënuar t'i organizojë ditën e premte, më 14 shtator, nga ora 10:00-16:00 , si: "Dyert e hapura të Kuvendit, "Panairi i organizatave të shoqërisë civile" dhe hapja e "Qendrës për vizitorë".
Agjenda e aktiviteteve të parapara:
10.00 -14.00 "Panairi i organizatave të shoqërisë civile" , i cili hapet para hyrjes kryesore të Kuvendit.(Marrin pjesë rreth 20 organizata të shoqërisë civile, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë).
10.00 - 16.00 "Dyert e hapura të Kuvendit"
(Gjatë gjithë kësaj kohe, nxënës, studentë dhe qytetarë, do ta kenë rastin të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës).
13.30 - 14.00 Ceremonia solemne e hapjes së "Qendrës për Vizitorë"
Fjalime rasti do të mbajnë:
1. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit te Kosoves
2. Kelly Degnan, zv.smbasadore e SHBA-së dhe
3. Rob Benjamin, drejtor rjonal i NDI-së për Evropë.
"Qendra për vizitorë" do të shërbejë si "derë hyrëse" për të gjithë qytetarët, studentët dhe nxënësit të cilët planifikojnë të vizitojnë Kuvendin në të ardhmen. Qendra do të ofrojë informata rreth punës së Kuvendit, si dhe për historikun dhe arkitekturën e ndërtesës së Kuvendit.
Aktivitetet e Kuvendit të Kosovës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë i mbështet Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).