Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 11.09.2012




Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e drejtuar nga z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projekt- Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës me raportin e Komisionit Funksional për Legjislacion, me amendamente.


Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e EURS-t, OSBE-së dhe të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.


Pas një diskutimi të gjerë Komisioni miratoi Projekt- Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me raportin e Komisionit Funksional për Legjislacion, me amendamente.


Gjithashtu, anëtarët e Komisionit formuan një grup punues, me qëllim të realizimit të vizitës në terren të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptas në Mitrovicë, që parashikohet me Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2012.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim