Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin ndaj policisë

E Shtune, 08.09.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me pezëm të thellë dënoi aktin brutal e të paskrupullt ndaj patrullës së policisë së Kosovës dhe autokolonës së EULEX-it, në afërsi të Zubin Potokut, ku persona të maskuar me armë nga prita plagosën një pjesëtare të policisë së Kosovës.


Është ky një veprim i rëndë, jo vetëm kundër policisë së Kosovës , por edhe kundër përpjekjeve të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, që bëhen për sundimin e rendit dhe të ligjit, si dhe për prosperitet të gjithëmbarshëm të vendit, në bashkëveprim me bashkësinë ndërkombëtare, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi dënon  sulmin ndaj policisë