Lajmet e fundit
Amendamenti për amnistinë i është adresuar Kushtetueses
E Shtune, 08.09.2012
Zyra e sekretarit të Kuvendit njofton se, Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 21 qershor 2012, e ka pranuar nga Qeveria propozimin për amendamentimin e Kushtetutës lidhur me amnistinë.
Në pajtim me nenin 144 të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit, më 22 qershor 2012, propozimin e Qeverisë ia ka adresuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me shkresën nr. KO-61/12, e ka njoftuar Kuvendin se e ka pranuar propozimin e Qeverisë.