Lajmet e fundit
Për përcjelljen e seancës solemne për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë
E Premte, 07.09.2012
Njoftohen përfaqësuesit e mediave, të cilët e përcjellin rregullisht punën e Kuvendit të Kosovës se, për ndjekjen e seancës solemne të 10 shtatorit për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk vlejnë akreditimet e Kuvendit të Kosovës. Mediat e interesuara për këtë seancë, gazetarët, fotoreporterët dhe xhiruesit duhet t'i akreditojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës (në zyrën për akreditim të ngritur në Hotelin Swiss Diamond, në Sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë).