Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Enjte, 06.09.2012




Duke vlerësuar se Kosova ka nevojë të mëtutjeshme për ndihmë ndërkombëtare në sundimin e ligjit, Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Arben Gashi, miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë. Kundër këtij projektligji, (i cili parasheh zgjatjen e mandatit të EULEX-it në Kosovë), u shpreh anëtarja e komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Projektligji do të procedohet tutje sipas Rregullores dhe vendimit të Kryesisë së Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion