Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Mërkure, 05.09.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u shqyrtua Plani i Punës së Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, për sesionin vjeshtor.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit kanë diskutuar sërish për dukurinë e zjarreve në Kosovë, me theks të veçantë lidhur me hapat që kanë ndërmarrë institucionet përkatëse për parandalimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe për dëmet që janë shkaktuar nga zjarri.

Më tej anëtarët e komisionit diskutuan edhe për mbikëqyrjen financiare që duhet ta ushtrojnë mbi institucionet e sigurisë në Kosovë.

 

Nga mbledhja e Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së