Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Marte, 04.09.2012




Kryesuar nga kryetarja Suzan Novobërdaliu, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme shqyrtoi një mori peticionesh të cilat komisionit i ishin adresuar nga qytetarët.

Ndër peticionet e shqyrtuara në mbledhjen e sotme, ishte e dhe ai i banorëve të fshatit Orllan nga komuna e Podujevës, të cilët për mungesën e ujit të pijshëm kanë kërkuar edhe ndihmën e komisionit. Komisioni, ndërkaq, lidhur me peticionin e tyre vendosi t'i drejtohet kryetarit të komunës së Podujevës, që të zgjedhë problemin e ujit të pijshëm për banorët e këtij fshati. Lidhur me këtë, po ashtu komisioni do të kërkojë edhe nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë që tu dilet në ndihmë këtyre banorëve.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...