Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 04.09.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti kryetar i Komisionit, diskutoi për gjetjen e mënyrave më efikase për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Për të arritur këtë objektiv, në ndihmë të komisionit në të ardhmen do të jetë edhe OSBE-ja me një konsulent të specializuar në fushën që mbulon Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Në emër të OSBE-së, gatishmërinë për ndihmë e deklaroi, Filip Anawit, i cili tha se eksperienca e vendeve të zhvilluara do të adaptohet dhe do tu përshtatet nevoja në Kosovë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me fushën e mbikëqyrjes së shpenzimeve të parasë publike. Anëtarët e komisionit falënderuan OSBE-në për ndihmën e ofruar dhe njëkohësisht premtuan bashkëpunim të ngushtë në monitorimin e ligjeve, duke vënë prioritetin mbi ato ligje mbi bazën e të cilave janë krijuar agjencionet e pavarura.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...