Lajmet e fundit
Teuta Sahatqija merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Ganë
E Premte, 31.08.2012
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, Teuta Sahatqija, po merr pjesë në konferencën tri ditore ndërkombëtare në Akra të Ganës, me temën:"Vendosja e kontekstit: Strategjitë për përshpejtimin e qasjes së gruas në lidership dhe vendimmarrje" . Në Konferencë po marrin pjesë përfaqësuese nga të gjitha kontinentet.
Konferencës i është drejtuar nikoqirja, Hon. Juliana Azumah-Mensah, e cila është ministre për Çështje të Grave dhe Fëmijëve në Qeverinë e Ganës. Pastaj në panelin e pare të Konferencës, pjesëmarrësve u është drejtuar kryetarja e GGD-ës, znj Teuta Sahatqija, e cila ka folur për rolin e grave të Kosovës gjatë historisë, rolin e grave në e çlirimin e Kosovës dhe tani në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Ajo foli për përvojën e Kosovës, punën dhe kontributin e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri e veçanërisht në vendimmarrje.
Me këtë rast, znj. Sahatqija duke përgëzuar organizatorët dhe nikoqirët e Konferencës, kërkoi që të njihet sakrifica dhe kontributi i gruas së Kosoves për lirinë dhe bërjen e shtetit, duke kërkuar njwkohwsisht nga nikoqirët dhe pjesëmarrëset tjera që të ndikojnë në qeveritë e tyre për ta njohur sa më parë pavarësinë e Kosovës- shtet të pavarur dhe sovran.