Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 29.08.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të cilën e kryesoi Time Kadriaj, zëvendëskryetare e parë e komisionit, u raportua lidhur me punën e deritashme të grupit punues për monitorimin e Ligjit të punës.

Kryetari i këtij grupi Liburn Aliu, bëri një përmbledhje të aktiviteteve të grupit punues gjatë monitorimit të zbatimit të ligjit, ndërsa theksoi se draft-raporti duhet të plotësohet me të dhëna nga raportet e institucioneve të tjera relevante.

Edhe anëtarët e tjerë të komisionit theksuan nevojën e hartimit të një raporti gjithëpërfshirës, me rekomandime, konform gjetjeve në terren gjatë monitorimit të zbatimit të ligjit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale