Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 29.08.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan në parim: Projektligji për arsimin dhe aftësimin për të rritur, nr.04/L-143, Projektligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës,nr.04/L-144,si dhe Projektligji për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit, nr.04/L-145. Pas debatit, Komisioni përkrahu në parim të tri këto projektligje. Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte edhe Projektligji për pagat e funksionarëve publik, nr.04/L-142, por ai u shty për një mbledhje tjetër të Komisionit.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media