Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Hënë, 27.08.2012




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, e mbajti, sot, mbledhjen në të cilën e vetmja pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i P/ligjin Nr. 04/L-126 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-099 për letërnjoftimin, me raport të Komisionit Funksional për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, dhe amendamentet e paraqitura të GP 6+.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga EURS-i, OSBE-ja dhe KDI-a.

Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit miratuan P/ligjin Nr. 04/L-126 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-099 për letërnjoftimin, me raport të Komisionit Funksional për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, me amendamente.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim