Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 27.08.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji nr.04.L-126 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit nr.03/l-099 për Letërnjoftimin, Projektligji nr.04/L-85 për Bujqësinë Organike, Projektligji nr.04/L-90 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësinë dhe zhvillimin Rural, Projektligji nr.04/L-124 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-203 për Metrologji, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-006 për procedurën kontestimore. Të gjitha këto nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.


Në rend ditë të këtij takimi ishte edhe shqyrtimi i Raportit për amendamentin e Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpo shqyrtimi i këtij raporti është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës, pasi që në mbledhjen plenare të Kuvendit është hequr nga rendi i ditës Projekt-Rregulloja e Kuvendit.


Më tej anëtarët e komisionit formuan grup pune për të mbajtur takim pune me komisionet funksionale lidhur me Projektligjin për Komunikimet Elektronike.

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane