Lajmet e fundit
Nga Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 24.08.2012
Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, në mbledhjen që u mbajt sot, shqyrtoi Projektligjin Nr. 04/L-124 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-203 për metrologji, me raportin e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-006, procedurën kontestimore, me raportin e Komisionit Funksional për Legjislacion, me amendamente.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e EURS-it, OSBE-së dhe KDI- së.
Pas diskutimit anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin Nr. 04/L-124 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-203 për metrologji, me raportin e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente, si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-006, procedurën kontestimore, me raportin e Komisionit Funksional për Legjislacion, me amendamente, që do të procedohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje të Komisionit ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit Nr. 04/L-126 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-099 për letërnjoftimin, me raportin e Komisionit Funksional për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK- së, me amendamente, por për shkak të lëshimeve gjatë procedimit të materialit, kjo pikë është shtyrë për mbledhjen e ardhshme.