Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Enjte, 23.08.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të kryesuar nga zv.kryetarja e komisionit, Time Kadriaj, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Grevat, me theks të veçantë amendamenti 3, pas vërejtjeve të paraqitura në këtë amendament nga Komisioni për Legjislacion.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që ligji të procedohet në seancë plenare, me amendamentin 3, meqë u theksua se ky amendament nuk paraqet ndonjë shkelje, pasi që sipas tyre Rregullorja e re e Kuvendit ende nuk është aprovuar në Kuvend.

Më tej anëtarët e komisionit diskutuan edhe për hartimin e raportit të komisionit për monitorimin e Ligjit të Punës. Me theks të veçantë u diskutua edhe për pushimin e lehonisë. Raporti do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e radhës.

 

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale