Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri

E Mërkure, 22.08.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, të kryesuar nga kryetari i komisionit Zenun Pajaziti, u shqyrtua dhe u përkrah në parim Projektligji nr.04/L-136 për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e luajtshme, me ç‘rast komisioni formoi grup pune.

Më tej komisioni diskutoi edhe për rishqyrtimin e planit të punës së komisionit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012, si dhe u kërkua që në një mbledhje të radhës komisioni të mbajë një takim të përbashkët edhe me organizatat të cilat mbështesin komisionin.

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri