Lajmet e fundit

Kryekuvendari,dr. Jakup Krasniqi, uron myftiun Tërnava

E Premte, 17.08.2012




Kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi për festën e Fiter Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, me këtë përmbajtje:"

I nderuar Myfti Tërnava


Kam kënaqësinë që Juve dhe gjithë qytetarëve tanë të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t'ju uroj gëzuar festën e madhe të Fiter Bajramit!


Muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.


Bashkëjetesa e harmonia ndërfetare dhe solidariteti i gjerë, bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë.


Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi", theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Kryekuvendari,dr. Jakup  Krasniqi, uron myftiun Tërnava