Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane u takua me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, si dhe me ministren e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu

E Mërkure, 25.07.2012





Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i komisionit Lutfi Haziri, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri u takuan me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, me Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe me ministren e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu.


Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave midis dy parlamenteve lidhur me integrimin evropian, me theks të veçantë bashkëpunimi me komisionin homolog në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimin në organizata rajonale.

Në përbërje të delegacionit të Komisionit ishin edhe anëtarët e komisionit: Xhavit Haliti, Fatmir Limaj, Vjosa Osmani, Blerta Deliu-Kodra, Alma Lama dhe Suzana Novobrdali.

 

Komisioni për Integrime Evropiane u takua me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, si dhe me ministren e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu Komisioni për Integrime Evropiane u takua me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, si dhe me ministren e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu Komisioni për Integrime Evropiane u takua me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, si dhe me ministren e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu