Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron për fillimin e Ramazanit
E Enjte, 19.07.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uron kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës.
Në urim thuhet:
"I nderuar z. Tërnava,
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni t'ju shpreh urimet e mia më të përzemërta Juve dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës.
Urojmë që mes qytetarëve të Republikës së Kosovës të mbretërojë paqja dhe mirëkuptimi.
Muaji i shenjtë i Ramazanit le të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve".