Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Premte, 13.07.2012




Aktivitetet e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për periudhën janar-korrik 2012, ishte temë e diskutimit të sotëm të këtij komisioni.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, në një përmbledhje statistikore paraqiti aktivitetet përgjatë kësaj periudhe, ku rezultonte se janë mbajtur 40 mbledhje dhe janë organizuar dhjetë dëgjime publike. Kryetari Hasani, në vijim njoftoi për vizitat studimore jashtë vendit, për projektligjet e shqyrtuara, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe për numrin e raporteve të shqyrtuara.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se është përmbushur në tërësi Plani i Punës së komisionit për gjashtëmujorin parë të këtij viti, ndërkaq, u shprehën të bindur se do të realizohet edhe agjenda e paraparë e sesionit vjeshtor.

Nga Mbledhja e  Komisionit për Bujqësi...