Lajmet e fundit

Nuk u mbajt mbledhja e Kuvendit

E Premte, 13.07.2012




Vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i planifikuar të mbahet sot prej orës 10:00, nuk u mbajt, meqë në mbledhje nuk ishte i pranishëm numri i nevojshëm i deputetëve.

Pas deklarimeve të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti e Glauk Konjufca, shefave të grupeve parlamentare të LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së, si dhe deputetëve të tjerë, kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, në mungesë të kuorumit mbylli seancën dhe sesionin pranveror.

Nuk u mbajt mbledhja e KuvenditNuk u mbajt mbledhja e KuvenditNuk u mbajt mbledhja e KuvenditNuk u mbajt mbledhja e Kuvendit