Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 11.07.2012




Në mbledhjen e sotme, cilën e kryesoi kryetari z. Goran Marinkoviq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrtoi 6 projektligje, si vijon: P/ligjin Nr. 04/L/119 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Grevën, Nr. 03/L-200 me raportin e komisionit funksional - Komisionit për Punë, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente; P/ligjin për Bujqësinë Organike, Nr. 04/L-85, me raportin e komisionit funksional - Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente; P/ligjin Nr. 04/L-90 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L/98 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, me raportin e komisionit funksional - Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me amendamentet; P/ligjin për Pasurimin e Miellit, Nr. 04/L-114, me raportin e komisionit funksional - Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente; P/ligjit për Taksën e Plotë Ekologjike për Automjetet me raportin e komisionit funksional - Komisionit për Buxhet dhe Financa me amendamentet, si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012, Nr. 04/L-079, me raportin e komisionit funksional - Komisionit për Buxhet dhe Financa me amendamentet.


Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit e mbështetën procedimin e mëtejmë të këtyre 6 projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim