Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 11.07.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, u raportua lidhur me punën e deritashme të grupit punues, për monitorimin e Ligjit të punës.

Kryetari i këtij grupi, deputeti Liburn Aliu, bëri një përmbledhje të aktiviteteve të grupit punues gjatë monitorimit të zbatimit të ligjit, me ç'rast përmendi një varg vizitash që janë realizuar nëpër institucione përkatëse, ndërmarrje publike e private etj., si dhe prezantoi disa vërejtje, të dala nga të gjeturat në terren.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, theksoi nevojën dhe rëndësinë e hartimit sa më të shpejtë të raportit me rekomandime lidhur me këtë ligj, me qëllim që gjatë fazës së draftimit të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, grupi punues të marrë në konsideratë rekomandimet e komisionit parlamentar.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe çështje të tjera, që lidhen me fushëveprimtarinë e tij.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale