Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi dënon sulmin ndaj publicistit Matoshi
E Mërkure, 11.07.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dënon sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.
Kryetari Krasniqi konsideron se akte të tilla, që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë veprime të ulëta dhe të papranueshme.
Kryetari i Kuvendit bën thirrje për ndriçimin e këtij rasti, ndërsa autorët e tij të kapen dhe të dalin para drejtësisë.