Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Mërkure, 11.07.2012




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme diskutoi për Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2012, përkatësisht pikës 53dhe 54.

Kryetarja e Komisionit Suzan Novobërdali, tha se këto pika kanë të bëjnë me pozitën e grave në procesin e punës dhe vendimmarrjes, si dhe të drejtat e fëmijëve.

Ministritë përkatëse për përmbushjen e këtyre pikave të Raportit: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe ajo e Administratës Publike, në përshkrimin e aktiviteteve të tyre të përmbledhura në raporte të veçanta, theksojnë rezultatet e punës së tyre për përmbushjen dhe tejkalimin e këtyre sfidave.

Komisioni, ndërkaq, vlerësoi se ministritë, duhet bërë edhe më shumë për përmbushjen në tërësi të obligimeve, veçanërisht, për pjesëmarrjen e gruas në pozita vendimmarrëse.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe disa ankesa të qytetarëve

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...