Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Mërkure, 11.07.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit Arben Gashi, u shqyrtuan edhe u përkrahën një sërë raporte me amendamente të komisioneve funksionale, të këtyre projektligjeve: Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-079 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012, Projektligjit nr. 04 / L- 114 për Pasurimin e Miellit, Projektligjit nr. 041/ L-90 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, si dhe Projektligjit nr. 041L-85 për Bujqësinë Organike.

Për procedim të mëtejmë u përkrah edhe raporti me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 03/L- 200 për grevat, më vërejtje në amendamentin 3 të këtij raporti.

Anëtarët e komisionit po ashtu shqyrtuan dhe përkrahën edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim me amendamente të komisionit funksional, ndërsa mbështetjen e tyre e mori edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për procedurën kontestimore, pa amendamente të komisionit.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion