Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 09.07.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtua raporti i dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2012. Anëtarët e komisionit duke e përkrahur këtë raport, u dakorduan që për shkak të rëndësisë së raportit të kërkohet nga Kryesia e Kuvendit që të shqyrtohet ky raport në seancën plenare gjatë kësaj jave. 

Më tej, anëtarët e komisionit përkrahën dhe shqyrtuan edhe këto projektligje: Projektligjin nr. 04/L-117 për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve, Projektligjin nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-200 për grevat, Projektligjin nr. 04/L-114 për pasurimin e miellit, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2012. Të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane