Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi dënon vrasjen e dy qytetarëve në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt
E Shtune, 07.07.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dënon vrasjen e dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, me përkatësi të komunitetit serb, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt, duke e quajtur këtë akt të shëmtuar dhe të neveritshëm. "Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit të vendit", thekson kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, duke kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe akterët sa më parë të marrin dënimin e merituar.