Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 04.07.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi në parim Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Anëtarët e komisionit paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me projektligjin, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë.

Pas diskutimeve, komisioni e procedoi atë për seancë plenare, për shqyrtim në parim.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për angazhimet e ardhshme të komisionit, veçanërisht për ato që lidhen me amendamentimin e Projektligjit për Shëndetësi

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale