Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 04.07.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar pjesën tekstuale të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012.

Ndryshimet e propozuara, para komisionit i arsyetoi ministri i Financave, Bedri Hamza. Anëtarët e komisionit, ndërkaq, shfaqën mendimet e tyre lidhur me propozimet e ministrisë dhe shtruan nevojën për disa përmirësime. Pas bëri ndryshimet e nevojshme, komisioni përkrahu pjesën tekstuale të projektligjit dhe e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe disa kërkesa shtesë të organizatave të ndryshme buxhetore.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa