Lajmet e fundit

Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e vendimit të GND-ës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës

E Hënë, 02.07.2012




Me rastin e vendimit të Grupi Ndërkombëtar Drejtues për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dha një deklaratë nëpërmjet të së cilës përshëndet këtë vendim shumë të rëndësishëm, duke e vlerësuar si një ngjarje historike për qytetarët, institucionet dhe shtetin e Kosovës. Kryekuvendari Krasniqi theksoi se kjo e arritur historike është kontribut i angazhimit të përhershëm të institucioneve të Kosovës në bashkëveprim me institucionet ndërkombëtare, për ndërtimin e shtetit të ligjit të së drejtës, të shtetit të qytetarëve të barabartë pa dallim race e gjinie, sipas standardeve evropiane. Para institucioneve të Kosovës, theksohet më tutje në këtë deklaratë, theksohet se ky vendim i GND-ës, është shenjë se shteti i Kosovës po ndërton identitetin e vet kushtetues dhe ligjvënës, po ndërton marrëdhënie shumë të mira me shtetet e Rajonit dhe më gjerë me ato në Evropë dhe botë, duke sendërtuar njëkohësisht edhe obligimet e marra nga Pakoja e presidentit Ahtisari. Shteti i Kosovës është këmbëngulës që të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t' i marrë përsipër përgjegjësitë, të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare. Kosova do të jetë konsekuente që edhe më tutje të zgjerojë bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare drejt integrimit euroatlantik, theksohet në Deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e vendimit të GND-ës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës