Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 02.07.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua dhe u përkrah Projektrregullorja e Kuvendit, si dhe raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-117 për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve.
Në vijim anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën edhe Projektligjin për shfuqizimin e tri neneve (37, 38, 39) nga Kodi Penal i Kosovës dhe procedohet në seancë plenare.