Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Premte, 29.06.2012




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme diskutoi për Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2012, përkatësisht pikës 19.1.

Kryetarja e Komisionit Suzan Novobërdali, njoftoi se në pikën e 19-të të Raportit të Progresit, nga Qeveria kërkohet krijimi i kushteve për këtë institucion.

Për të folur rreth kësaj pike, në mbledhje ishte i pranishëm edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i cili njoftoi se ndër kërkesat dhe nevojat e ngutshme të institucionit që ai udhëheq, edhe më tutje vazhdon të mbetet mungesa e objekteve.

Se në ç'masë është implementuar kjo kërkesë nga ana e Qeverisë, njoftoi ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Ministri Yagcilar tha se me ndërtimin e disa objekteve qeveritare të cilat janë në ndërtim e sipër, në një të ardhme të afërt do të zgjidhet edhe çështja e hapësirave teknike për Institucionin e Avokatit të Popullit. Ai me këtë rast përmendi pallatin e drejtësisë, dhe disa objekte të tjera, ndërkaq, po ashtu njoftoi se në këtë ministri janë edhe dhjetë kërkesa të tilla nga institucione dhe agjencione të ndryshme qeveritare. Duke shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje në favor të këtij institucioni, ministri Yagcilar kërkoi bashkëpunim edhe më të madh me të gjitha institucionet relevante, në mënyrë që në vitin 2013 të krijohen mundësit për ndërtimin e një objekti përkatës për Institucionin e Avokatit të Popullit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...