Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

E Enjte, 28.06.2012




Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, dënon sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e grupeve të huliganëve nga Republika e Serbisë. Këto grupe tentuan dhunshëm të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, megjithëse paraprakisht nuk kishin bërë kërkesë në organet përkatëse të Republikës së Kosovës për të marrë pjesë në manifestime.

Me sjellje të këtilla të paskrupullta grupet e huliganëve bënë shkelje të rëndë të rendit dhe ligjit, duke sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta , veprime këto të patolerueshme, të cilat si të tilla përbëjnë sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi dënon  sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës