Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Brahimaj

E Enjte, 28.06.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, gjatë të cilit u diskutua për të drejtat që komuniteti bektashi gëzon në Kosovë dhe për mundësitë e kodifikimit të këtyre të drejtave nëpërmjet ligjit.

Duke dhënë një historik të bektashizmit ndër shqiptarë, Kryegjyshi Brahimaj theksoi nevojën e rregullimit më të mirë ligjor të të drejtave për këtë komunitet në Kosovë.

Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se Kushtetuta e Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjitha besimet fetare, por shfaqi gatishmërinë që çështja e bektashinjve dhe e konfesioneve në përgjithësi, të rregullohet edhe nëpërmjet ligjit.

Kryetari i Kuvendit çmoi, në mënyrë të veçantë, atdhetarizmin dhe kontributin e këtij komuniteti përgjatë historisë.

Kryeparlamentari Krasniqi priti Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Brahimaj