Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 27.06.2012
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kryesuar nga z. Marinkoviæ, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme rishqyrtoi detyrat nga Plani i Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane, për tremujorin e dytë të vitit 2012.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e EURS-it, OHCHR-it , si dhe të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit miratuan Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrime Evropiane, për tremujorin e dytë të vitit 2012.