Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 27.06.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi amendamentet e grupit punues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për grevat.

Komisioni votoi amendamentet e propozuara dhe projektligji në tërësi u procedua për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Në këtë mbledhje komisioni diskutoi edhe për çështje të tjera që lidheshin me fushëveprimtarinë e tij.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale