Lajmet e fundit
Nga vizita e kryeparlamentarit Krasniqi në SHBA
E Premte, 22.06.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në krye të delegacionit parlamentar, në përbërje të të cilit janë: nënkryetari i Kuvendit, Petar Miletiq dhe kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, është takuar me ish-të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Uisner. Gjatë këtij takimi të ngrohtë e miqësor, u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen e saj euro-atlantike.
Sot në Nju Jork, ndërkaq, kryetari Krasniqi bëri homazhe pranë memorialit të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe vendosi një kurorë lulesh.
Një takim të veçantë kryetari Krasniqi e zhvilloi me bashkëatdhetarë që jetojnë në Nju Jork.
Delegacioni nesër kthehet në atdhe.